• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Franca s’di të shënojë më, ja dilema e Deshampit për fazën e re të “Euro”-s

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në çdo ndeshje të skuadrës së Francës, një korrespondent special nga “L’Équipe” për “Euro 2024” deshifron zgjedhjet teknike të Didie Deshampit.deshampKëtë të mërkurë, nën lupën e ekspertëve ka përfunduar performanca e “Gjelave” gjatë barazimit kundër Polonisë (1-1). Me versionin e tij të treshes sulmuese parisiani 2023-2024, të përbërë nga Mbape, Barkola dhe Dembele, trajneri francez donte të jepte më shumë ndikim dhe shpejtësi në sulm për të kundërshtuar forcën fizike dhe madhësinë e mbrojtësve polakë. Zgjedhje e cila rezultoi e pasuksesshme, pasi Franca, duke krijuar mundësi të shumta, nuk arriti të shënonte një gol në aksion e sipër në këtë fazë grupesh.

PA FINALIEZUES – Si kurrë më parë, golat kualiTrajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Kuman, nuk e kupton se si Xho Verman mund të gabonte aq shumë kundër Austrisë. Ai e zëvendësoi mesfushorin pas një gjysmë ore të parë të mjerueshme. 16 nga 29 pasimet e Verman sollën humbjen e topit. Për më tepër, ai kishte një saktësi pasimi prej vetëm 47 për qind. Kuman e cilësoi si pa mjaftueshëm dhe e zëvendësoi me Simons. Me sa duket trajneri nuk ka pritur përfundimin e ndeshjes dhe që në pushim të saj është pikasur duke folur me stafin e tij në lidhje me Vermanin, për të cilën duhet të ketë thënë: “Nuk e di se si një lojtar si Verman mund të zhgënjejë kaq shumë. E të mendosh që është nga më të saktët në ekip”. Nuk ka konfirmime për këtë bisedë në stafin portokalli, por me siguri që edhe vetë Vermani e kishte kuptuar gabimin, pasi që në momentin e zëvendësimit shpërtheu në lot. Edhe kamerat nuk e kursyen këtë moment, duke filmuar djaloshin që ngashërente me kokën e futur në fanellë. fikues për 1/8-at erdhën me autogol dhe nga pika e bardhë, duke konfirmuar edhe janë herë se nënkampionët e botës kanë cilësi pa fund, por praktikisht asnjë finalizues.

Mbape me golin e Polonisë u zhbllokua, ndërkohë që kolegët e tjerë ofensivë nuk kanë lënë gjurmë. Edhe Zhiru ka pasur dëmtime, teksa Barkola e Dembele nuk janë finalizues. Asistues e driblues shumë të mirë, por jo njerëz që çojnë topin në rrjetë. Pikërisht ajo që I duhet e po i mungon aq shumë “Gjelave”. Turami ka harruar versionin e tij më të mirë tek Interi, ndërkohë që as Kolo Muani nuk po i shpërblen minutat që Deshamp i ka dhënë përpikmërisht në çdo ndeshje.

MUNGESË SIMETRIE – Ndërkohë, me 4-3-3-shin aktual ku Grizman është më shumë një mesfushor se sa fantazist, ekipit po i mungojnë edhe koristë. Kunde është shumë mbrojtës dhe Dembele nuk e ndihmon, çka bën që mbivendosjet në krahun e djathtë të jenë me pikatore. Nuk është më mira ana e majtë ku Hernandez ka ulur xhirot e motorit dhe rrallë herë shkon deri në fundore. Pa ekuilibrin e duhur, e sidomos pa gola është e vështirë që Franca të konsiderohen pretendentë kryesorë siç ndodhte në fillim të Europianit. Por, Federata ka vendosur t’i besojë Deshampit i cili betohet se me 1/8-at do të nisë edhe turneu i vërtetë për ekipin e tij.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Elbasani përforcon mbrojtjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.