Faza e grupeve në Kampionatin Evropian mbaroi dje, aty ku u mësuan edhe skuadrat e fundit që fituan ‘biletën’ për fazën eliminuese të Euro 2024.
Shumë gola, emocione, befasi dhe rekorde të thyera, përcollën fazën e parë të turneut më të madh të Kontinentit të Vjetër që po mbahet në Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanja, Gjeorgjia, Gjermania, Danimarka, Portugalia, Sllovenia, Franca, Belgjika, Anglia, Sllovakia, Rumania, Holanda, Austria, Turqia, Italia dhe Zvicra janë kombëtaret që do të përballen mes tyre për një vend në çerekfinalet të kësaj gare.
Futbollisti kosovar, Mërgim Pefqeli në një prononcim për GazetaBlic Sport, komentoi fazën e grupeve ku tha se u befasua për të keq nga paraqitjet e Anglisë, kurse Gjermania e surprizoi për të mirë ish kapitenin e Prishtinës.
Tutje ai parashikoi edhe skuadrat që kalojnë në çerekfinale.
Këto janë parashikimet e tij:
Spanja
Gjermania
Portugalia
Franca
Anglia
Holanda
Austria dhe
Zvicra
/GazetaBlic Sport