Një fëmijë tjetër me prindër shqiptarë që kanë emigruar në Rorschach të kantonit të St. Gallen të Zvicrës po spikat si një talent i ri futbolli në shtetin helvetik.
Ai është Avdulla Mazreku (185 cm/71kg) i datëlindjes 3 qershor 2008.
Prindërit e tij janë nga Malisheva e Republikës së Kosovës.
16-vjeçari po luan me ekipet e moshave të skuadrës SC Bruhl të St. Gallen.
Ai është i pozicionuar në mesfushë, duke ljuajtur në tre pozita 6, 8 dhe 10.
Mazreku ka nisur të luaj futboll që në moshën 5 vjecare, ndërsa pasioninin për topin e futbollit e ka nga axha i tij Krenar Mazreku.
Ai ka marrë pjesë në disa turne me skuadrën e tij.
Mazerku në moshën 12 vjecare ishte finalist me ekipin U13, kurse në vitet tjera ishte i zgjedhur lojtari dhe pasues më i mirë në çdo ndeshje. Në moshën 15-vjecare ishte vrapuesi më i mirë me 13 km të vrapuara.
Ndonëse Mazreku është i ri, dëshirat e tij janë që kur të rritet të luajë me kombëtaren e Kosovës ose të Shqipërisë.
Nga klubet e huaja, ai një ditë ëndërron të luaj për Real Madridin, ndërsa nga futbollistët e kalibrit botëror e admiron yllin portugez, Cristiano Ronaldo.