• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plot 30 milionë euro për kartonin e tij, Broja drejt “gjigantëve” anglez

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk dihet se ku do të nisë aventurën e re, ama diçka është e sigurt, Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë, teksa deri më tani për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra evropiane dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave në tryezën e “Bluve të Londrës” ka mbërritur një propozim tundues nga Everton.

Klubi nga Liverpuli ka gati 30 milionë paund për të siguruar shërbimet e Brojës, ofertë që drejtuesit e Chelseat e kanë pranuar, por tashmë fjala e fundit i takon 23-vjeçarit shqiptar.

Interesimi i “Bluve” nisi pasi “bomberi’ i tyre, Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga “Goodison Park” për t’u transferuar te Newcastle dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit Sean Dyche është pikërisht futbollisti i Kombëtares “Kuqezi”.

Tekniku u ka kërkuar drejtuesve të klubit të hidhen në sulm për Brojën, i cili pas dëmtimit po fiton formën e tij dhe për lojtarin e talentuar shqiptar, Everton ka ofruar një pagë që prek shifrën e 5 milionë paundëve në sezon, gjë që do e bëntre Brojën lojtarin shqiptar më të paguar në histori.

Megjithatë ka edhe një anë tjetër të medalje, ku edhe pse kalimi tek Everton e josh sulmuesin shtatlartë, i cili si dëshirë kryesore ka qëndrimin në Premier League, nuk preferon të nxitohet për t’u përsëritur ndonjë situatë e pakëndshme si në rastin e Fulham, pasi për të interesohen edhe Milan, Wolfsburg, Borussia Dortmund, Monaco, West Ham e Crystal Palace. /i.m /abcnews.al

Next Post

Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86.500 euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.