Nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo për në Euro 2024, por Keidi Bare arriti që të rikthehej në elitën e futbollit spanjoll me Espanjolin në fund të këtij sezoni.
Nga Spanja vijnë lajme se Bare nuk do të rinovojë kontratën me Espanjolin dhe se për momenti 3 klube janë të interesuara për të.
Rajo Vajekano dhe Leganes në Spanjë, por edhe gjiganti grek i Olimpiakos, që sezonin e fundit fitoi Conference League. Mbetet për tu vendosur e ardhmja e Bares.