“Sky Sport Italia” bën të ditur se Juventusi dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për transferimin prej 13 milionë eurosh të Moise Kean dhe “Tuttosport” pretendon se “Zonja e Vjetër” do ta investojë shumën në mesfushorin francez Khéphren Thuram, birin e ish-legjendës së klubit, Lilian Thuram.
Kalimi i Moise Kean te skuadra e Fiorentinës është praktikisht një punë e përfunduar.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, thotë se Fiorentina do të paguajë 13 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë për sulmuesin italian. Paketa e bonusit është e strukturuar si më poshtë: 2 milion € bonus është e lehtë për t’u arritur dhe 3 milion € janë të lidhura me objektiva më të vështira.
Romeo Agresti konfirmon se Fiorentina dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje.
Kean tashmë kishte rënë dakord për kushtet personale me Fiorentinan, e cila e ka kthyer Andrea Belottin te Roma pas një huazimi gjashtë mujor. Belotti tani i është bashkuar skuadrës së sapo promovuar Como në një transferim të përhershëm.
“Tuttosport” raportoi të enjten në mëngjes se Juventus dhe Fiorentina ishin afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se bardhezinjtë do t’i investonin të ardhurat në mesfushorin e Nice, Khéphren Thuram, vëllai i sulmuesit të Interit, Marcus.
Juventus shpreson se Thuram do të jetë në dispozicion për një tarifë të ngjashme me atë të Kean, duke pasur parasysh se ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Nice.