• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi i Gjermanisë, Fylkrug hap “zjarr”: Gati të mposhtim çdo rival

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

N uk mund të isha më i lumtur,” pranoi Niklas Fylkrug për mediumin e “MARCA” përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Por ai e kishte gabim. Në Kampionatin Europian, kundër Zvicrës (1-1), kaloi një nga netët më të paharrueshme të karrierës së tij. Hyri në lojë, duke zëvendësuar Musialën në minutën e 76-të dhe shënoi në limite, goli që e lejoi Gjermaninë të kalonte në raundin e dytë si “komanduese” e Grupit A. Fylkrug pohoi se në dhomat e zhveshjes se e kishin krahasuar me Neuvile dhe Odonkor, të cilët janë dy lojtarë që, kanë hyrë si zëvendësues, dhe kanë lënë kujtime të mrekullueshme.

Fylkrug Gjermania

NUMRAT – Shifrat e tij bomberit të Borusia Dortmund janë spektakolare. Ai ka 13 gola dhe dy asistime në 19 ndeshje, vetëm tri prej tyre si titullar. “Unë jam bërë, në fakt, lojtari që ka shënuar më shumë gola për Gjermaninë nga stoli”, tha Niklas. Çuditërisht, katër golat e tij në turnetë e mëdha kanë ardhur si zëvendësues: Skocia dhe Zvicra (“Euro 2024”) dhe Spanja dhe Kosta Rika (Kupa e Botës 2022). “Nuk kam asnjë sekret. S’jam mësuar të zbres nga detyra e rezervës te Dortmundit , por është e rëndësishme të sjellësh energji në fushë”, pohon Fylkrug. Lojtari me numrin “9” te përfaqësuesja e Gjermanisë , duke respektuar mbiemrin e tij, preferon ta shohë “gotën” gjysmë plot: “Nuk ishte një gol që na shpëtoi nga eliminimi, por na ndryshoi rrugën. Në parim, do të kemi një kundërshtar më pak të fortë. Nëse e kishim përmbyllur në vendin e dytë, do të duelonim me kombëtare më të fuqishme në letër.

Çdo ekip ka pikat e veta të forta dhe, nëse duam të jemi kampionë europianë, duhet të mposhtim këdo. Sigurisht që jemi gati ta finalizojmë si mision. Dua të theksoj se kam qenë jashtë për 800 deri në 1000 ditë. Kam kaluar tri sezone jashtë, me lëndime në gju dhe në kyçin e këmbës… Kam bërë të njëjtin operacion shumë herë dhe kam luftuar shumë për t’u rikthyer dhe për të qenë këtu. Unë e di se çfarë kam punuar për atë që kam vuajtur dhe e meritoj, sinqerisht. Njerëzit tashmë e shohin pozitivisht që më mungon një dhëmbë. Gruaja ime kështu më takoi për herë të parë dhe mësoi të më donte siç isha, pa asnjë ndryshim “, përfundojë Fylkrug.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rooney: Fajin e ka Guardiola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.