Georges Mikautadze është sulmuesi më i mirë i fazës së grupeve të Euro 2024. Gjeorgjiani vjen nga një vit për t’u harruar për sa i përket paraqitjeve dhe rezultateve: gjashtë muaj te Ajax ku lamtumira e tij u pa si një çlirim nga tifozët. Gjashtë muaj të tjerë te Metz ku, pavarësisht se bëri shumë mirë, nuk arriti të shmangë rënien e ekipit të tij. Ku do ta shohim pas këtij turneu? Diçka me siguri do të lëvizë për sa i përket tregut.
Nico Williams është sensacioni i Spanjës së shkëlqyer të parë deri tani dhe nuk është rastësi që klubet angleze po kthehen me vendosmëri drejt anësorit, i cili, ndryshe nga vëllai i tij Inaki që zgjodhi të përfaqësonte Ganën, është vënë në dispozicion për vendin ku ka lindur. Ndoye ka bërë shumë mirë, në formë fantastike dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm për t’u mbajtur në vëmendje në ndeshjen Zvicër-Itali.
Shumë Seri A mes protagonistëve të dikurshëm (Haraslin, Morata, Coman) dhe atyre aktualë, si Ndoye, Kvaratskhelia dhe Mattia Zaccagni, ky i fundit është përfaqësuesi i vetëm i Italisë. Mungojnë dukshëm deri më tani Kylian Mbappé, Harry Kane, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.
Top 20:
7,17 MIKAUTADZE (Gjeorgjia)
7 NICO WILLIAMS (Spanja)
7 NDOYE (Zvicra)
6,67 HARASLIN (Sllovakia)
6,5 KVARATSKHELIA (Gjeorgjia)
6,5 FULLKRUG (Gjermania)
6,5 ZACCAGNI (Italia)
6,5 WEGHORST (Holanda)
6,5 FERRAN TORRES (Spanja)
6,5 MORATA (Spanja)
6,5 YAMAL (Spanja)
6,5 EMBOLO (Zvicra)
6,33 GAKPO (Holanda)
6,33 SCHRANZ (Sllovakia)
6,33 YAREMCHUK (Ukraina)
6,33 SALLAI (Hungaria)
6,25 DAVITASHVILI (Gjeorgjia)
6,25 CONCEIÇAO (Portugalia)
6,25 COMAN (Franca)
6,25 OYARZABAL (Spanja)
6,25 DUAH (Zvicra)
6,25 AKTURKOGLU (Turqia)