• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Al-Hilal përgatiti 100 mln euro, Leao refuzon arabët prej Milanit

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao i thotë jo Arabisë. Në orët e fundit, sulmuesi portugez ka përfunduar në radarët e Al-Hilal, një klub që luan në Ligën Saudite Pro dhe me trajner Zhorzh Hezus, njeriu që e hodhi Leaon në futbollin elitar.

rafael-leao-21641242886

Një ide e cila do të mbetet e tillë, pasi sulmuesi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Milani dhe futbolli europian për t’u transferuar në Arabi. As përballë një oferte monstruoze prej 20 milionë eurosh në vit. Oferta, siç raportohet nga “ Corriere dello Sport”, i është paraqitur edhe Antonio Leaos, babait dhe përfaqësuesit të numrit 10 kuqezi. Në diskutimet e zhvilluara me klubin saudit, vullneti i Leaos dhe i vetë Milanit ka qenë gjithmonë shumë i qartë: klubi kuqezi do ta shiste Leaon vetëm nëse do të paguhej klauzola e lirimit prej 175 milionë euro. Prandaj, oferta prej 100 milionësh që klubi saudit ishte gati të propozonte ishte e kotë.

Përcaktues është edhe vullneti i lojtarit, i cili ka përsëritur disa herë se dëshiron t’i japë përparësi Milanit. Për momentin ai është në Europian me Portugalinë dhe nuk është se po shkëlqen siç e konfirmojnë dy kartonë të verdhë, në po aq ndeshje. Për më tepër, me një arsye banale siç është simulimi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përforcime në sulm e mesfushë, Milan “all in” në merkato

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.