Vut Veghorst mendon se kombëtarja holandeze ka dështuar seriozisht në këtë Europian edhe pse është kualifikuar për në 1/8-at e turneut. Gjithçka në kokën e sulmuesit lidhet me humbjen kundër Austrisë që i rendit në vendin e tretë. “Ajo kundër Austrisë ishte një mbrëmje e keqe.
Nuk ishim ne në pjesën e parë. Ne e dinim se çfarë të prisnim. Mendoj se theksi duhet të jetë në atë që ne vetë nuk kemi bërë mirë. Nga këndvështrimi im, ne gjithashtu duhet të përmirësohemi në energji, intensitet, ndeshje. Kemi një grup me shumë cilësi, por në fund të fundit kjo është diçka në të cilën duhet të përmirësohemi. Duhet të përmirësohemi gjithashtu në mbrojtje dhe nuk e kam parasysh mbrojtjen, por duhet të përmirësojmë lojën tonë në mbrojtje si ekip, sepse ajo ndaj Austrisë nuk ishte në nivelin e duhr.”
DYSHE ME DEPAIN – Goli i 2-2shit erdhi nga Depai me spondë të Vehorstit. Lidhur me bashkëpunimin në fushë me shokët e repartit, pyka e Bërnlejt në kampionatin anglez, tha: “Ishte një gol i bukur. Në atë moment e zhvillonim më mirë lojën. Kishim pak më shumë kontroll. Në atë fazë kishim ndjesi të mirë dhe më pas donim të vazhdoni. E dinim që duhej të fitonim për të qenë të parët. Po bënim gjithçka për të shkuar në 3-2, por rivalët u treguan më të aftë. Por nëse bëni presion dhe bëni gjithçka, duhet të siguroheni që ta mbani fushën kompakte. Nuk ia dolëm aq mirë në atë moment.”
TURNE I RI – Në të njëjtën kohë, Veghorst beson gjithashtu se skuadra holandeze nuk duhet të përulet dhe se ka pasur edhe periudha më të mira për skuadrën holandeze në fazën e grupeve. “Duhet të shikojmë në mënyrë kritike gjërat që nuk shkuan mirë. Nuk duhet të jemi shumë negativë dhe nevojitet t’i marrim parasysh kritikat. Në një mënyrë apo tjetër, turneu sapo ka nisur edhe sikur të kishim dalë të parë. Fundja patëm bërë mirë kundër Polonisë dhe për një pjesë të madhe të ndeshjes me Francën. Ishte një ndeshje taktike kundër Francës, në të cilën dolëm mirë me një barazim. Por kundër Austrisë gjithçka ishte nën nivelin tonë”, deklaroi sulmuesi që dje në miqësore shënoi edhe dy gola.
PANORAMASPORT.AL