Monday, 4. May 2026
Sport

Dështuan në Evropian, Kroacia merr vendim për trajnerin Dalic

GS 27/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kroacia ishte një nga zhgënjimet e Euro 2024.

Duke u përfshirë në ‘grupin e frikshëm të vdekjes’ (B), së bashku me Spanjën , Italinë dhe Shqipërinë , kroatët nuk kaluan përtej dy barazime dhe një humbje, që nuk i lejoi të jenë as në katër vendet e treta më të mira.

Pavarësisht zhgënjimit, presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic, ishte i prirur të bënte të qartë se pozicioni i trajnerit Zlatko Dalic nuk është në rrezik.

“Ai është trajner dhe do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares së Kroacisë . Ne folëm dhe shtrënguam duart. Ai do të qëndrojë”, tha ai në një intervistë për Nova TV.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: