Menjëherë pas Krujës, garuesit e disiplinës malore janë gati për një sfidë tjetër po aq atraktive, “Kulla 2024”, e cila përveç për kampionatin vendor (Exfis Kampionati i Kosovës), po ashtu është vlefshme edhe për FIA CEZ.
Është mëse e sigurt që fundjava në Kullë do të jetë spektakël i vërtetë.
Tre të parët në garën në Krujë, Laszlo Szasz, Gazmend Demolli e Gentjan Shaqiri do të jenë edhe në Kullë, bashkë me fituesin në vitin e kaluar, Përparim Dushi e shumë të tjerë.
Përveç podiumit në plasmanin e përgjithshëm, “luftë” e madhe do të bëhet edhe për renditje sa më të mirë në klasat përkatëse, ku rivaliteti është i madh, sidomos në disa prej tyre.