Friday, 17. April 2026
Futboll Bota

Euro 2024: Rudiger stërvitet me grupin

GS 28/06/2024 1 Min. Lesezeit

Antonio Rudiger alarmoi Gjermaninë pas dëmtimit muskulor që pësoi në barazimin 1-1 përballë Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupit. Por sot  qendërmbrojtësi mori pjesë rregullisht në stërvitje, në prag të ndeshjes së 1/8-ve të finales kundër Danimarkës.

I detyruar të bëjë pa Jonathan Tah, i cili është i pezulluar, trajneri gjerman Julian Nagelsmann shpreson të ketë në dispozicion mbrojtësin e Real Madridit, i cili mori pjesë në 15 minutat e hapura për shtypin, në kampin stërvitor gjerman në Herzogenaurach.

Për të kompensuar mungesën e Tah, Nagelsmann duhet të fusë në fushë Nico Schlotterbeck. Nëse Rudiger do të humbiste ndeshjen ndaj Danimarkës, Waldemar Anton do të zinte vendin e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Schlotterbeck.

Teilen: