Tuesday, 28. July 2026
Sport

ZYRTARE/ E ktheu Espanjolin në La Liga, Keidi Bare largohet nga klubi spanjoll

GS 28/06/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës spanjolle Espanjol, kur këtë sezon arritën të ktheheshin edhe njëherë në elitën e futbollit iberik, La Liga.

bare

Bare bashkë me shokët e skuadrës, arritën të ngjiteshin pasi triumfuan kundër ekipeve të tjera në “play-off”-in e La Liga 2.

Klubi katalanas, ka njoftuar publikun ditën e sotme se ka marrë vendimin të mos vazhdojë më bashkëpunimin me mesfushorin, duke e ndërprerë këtu aventurën e Bares. Tani pritet të shikohet se cili klub do ta kërkojë lojtarin, pas një sezoni relativisht të mirë më Espanjolin.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: