Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres ka dhënë një intervistë për mediet italiane në prag të nisjes së raundit të 1/8-ave të Kampionatit Europian, Gjermani 2024.
Si fillim Torres foli për ecurinë në fazën e grupeve, ndërsa shtoi se nëse në atë raund zhvilluan ndeshje të bukura, në të tjerët rëndësi ka vetëm fitorja.
“Po, kishim një grup spektakolar, ishim më të mirët, por tani kjo nuk ka më rëndësi. Në fazën finale nuk ka rëndësi të luajmë mirë, por vetëm të fitojmë, ndoshta mund të takohemi sërish më 15 korrik dhe do t’ju them se luajtëm si m*t, por fituam turneun”-u shpreh ai.
Më tej, i pyetur për Italinë, sulmuesi i Barcelona-s deklaroi se italianët janë gjithmonë të rrezikshëm, ndërsa kujtoi eliminimin e Spanjës në gjysmëfinale të EURO 2020.
“Shpresa që ekziston në Itali? E mbaj mend shumë mirë atë që ndodhi tre vjet më parë në gjysmëfinale me Italinë. Bëmë një lojë të mrekullueshme dhe në fund kush shkoi në finale? Italia është Itali, gjithmonë një kundërshtar i rrezikshëm”-tha ndër të tjera Ferran Torres.