• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cafu: Sa më shumë brazilianë në Premier League, aq më pak gjasa për të fituar Botërorin

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brazili vazhdon të kërkojë formën  më të mirë në Copa América në atë që përfaqëson një fazë të re për kombëtaren. Ky kompeticion është një provë e mirë për kualifikimin në Botërorin 2026.

Në Brazil disa legjenda hedhin dyshime për të ardhmen e kombëtares në Kupën e Botës. Ky ka qenë rasti i ish-anësorit Cafú, me mbrojtësin e djathtë historik që tregon shqetësimin e tij se kur do të shohë vendin e tij të shtojë një yll më shumë në gjoks.

Cafu, i cili fitoi dy Kupa Botërore (në 1994 dhe 2002) dhe ishte nënkampion në një rast tjetër (1998), ishte kritik ndaj zgjedhjes së disa prej bashkatdhetarëve të tij për t’u zhvendosur në Premier League, si destinacion për të zhvilluar karrierën e tyre.

“Kam frikë se sa më shumë brazilianë të kalojnë në Premier League, aq më pak shanse do të ketë Brazili për të fituar Kupën e Botës,” tha Cafu.

Në fakt, ai që konsiderohet nga shumë njerëz si mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori, hedh akuza ndaj medias, që shpesh i ngre lojtarët në nivelit që nuk janë:

“Imagjinoni, të bëhet shpëlarje truri nga media çdo javë se jeni më i miri në botë, ndërkohë as nuk afroheni më të mirit,” shtoi ai.

Me një karrierë të gjerë në Evropë, kryesisht në Itali te skuadra si Roma e Milani, në më shumë se 300 ndeshje, Cafú gjithashtu lavdëroi nivelit e elitës së futbollit spanjoll.

“Unë preferoj La Ligan sepse ka një mentalitet të lartë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato.

Në La Liga nuk flasin shumë para kamerave televizive apo të thonë gënjeshtra për lojtarët spanjollë e t’i promovojnë ata në botë.

Aty flasin për futboll, jo për mite,” shpjegoi ai.

Next Post

Mbahet aktiviteti për fuqizimin e vajzave të reja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.