• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal: Gjeorgjia s’është ajo e eliminatoreve

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal është gati të përballet me Gjeorgjinë në fazën e 1/16-ave të Euro 2024. Talenti spanjoll i Barcelonës bëri debutimin në kombëtare kundër Kvaratskhelias dhe shokëve të tij të skuadrës:

“Ne e dimë se nuk do të jetë e njëjta skuadër me të cilën u përballëm në kualifikuese. Do të shkojmë në 1/8 me shumë besim: është momenti që të gjithë e kemi pritur, faza e grupeve shkoi shumë mirë, por ne duhet të vazhdojmë kështu, përndryshe nuk do të kemi bërë asgjë”.

Yamal nuk do të luajë Lojërat Olimpike të Parisit me Spanjën:

“Kam luajtur shumë minuta për moshën time. E mora këtë vendim sepse doja të përqendrohesha 100% në këtë turne. Nuk kam menduar kurrë për vazhdimin. Jam me fat që mund të luaj në Olimpiadë në vitin 2028, nëse trajneri dëshiron të më thërrasë tani, unë jam duke menduar vetëm për Kampionatin Evropian.

Për marrëdhënien e tij me Nico Williams, Yamal theksoi: “Ne jemi miq shumë të mirë, është gjëja më e rëndësishme të kesh lidhje në fushë. Nico te Barcelona? Ndoshta ai mund të vijë…”.

Dortmund shumë pranë firmës me Guirassy, zbulohen detajet e transferimit
Disa fjali për trajnerin Hansi Flick dhe lamtumirën e Marc Guiu:

“Këto janë vendime personale. Fola me Marc-un dhe ai më tha se është mirë, për momentin po mendon për pushimet. Flick? Ndryshimet të japin gjithmonë besim, por duhet të fitosh. Ka pasur një ndryshim brezi, lojtarët e rinj do të vijnë dhe ne kemi shumë besim”.

Next Post

Mamardashvili: Kvaratskhelia më i mirë se e gjithë Spanja së bashku

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.