Franca do të sfidojë më 1 korrik në ora 18:00 Belgjikën për 1/8 e Europianit. Megjithëse cilësohen si favoritë, të besuarit e Didie Deshamps nuk po i respektojnë pritshmëritë. Kualifikim në këtë fazë u arrit me dy gola ndër të cilët një me penallti e tjetri ishte autogol.
Kjo është ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe specialistët në Francë, pasi individualisht, “Gjelat” kanë organikën më të mirë. Mbape në rolin e pykës nuk po jep atë që pritej, por të njëjtën gjë po bëjnë edhe emra si Grizman, apo anësorët (Dembele, Turam, Muanit) që po provohen të gjithë. Ajo e së hënës do të jetë një test vërtetësie që do të tregojë më shumë për fuqinë e francezëve për të ngritur trofeun.
BELGËT – Skuadra belge, mosha mesatare e së cilës është mbi 27 vjeç, është një kompromis i balancuar mes veteranëve dhe të sapoardhurve. Domeniko Tedesko siguroi në mënyrë perfekte kalimin e brezave pas Kupës së Botës 2022, duke përfshirë tërheqjen e yjeve (E. Hazard, Mertens, Aldervaireld, Felaini etj.) dhe ardhjen e ndërkombëtarëve të rinj, jo domosdoshmërisht sipas moshës. Lukebakio, anësori i Sevilje, i pezulluar Ukrainës, ka për shembull vetëm 17 paraqitje, por është 26 vjeç dhe mbi supe ka disa sezone në kampionatet më të mira. Tre tridhjetë vjeçarët, kapiteni De Bryjne dhe dy zëvendësi Lukaku e Vertongen, përbëjnë bërthamën e fortë me 378 ndeshje në kombëtare. Në portë, Koen Kastels po i përgjigjet deri tani presionit të madh që i është bërë për shkak të mungesës së Kurtuase dhe zgjedhjes për të qenë numri 1 në vend të Mats Salts. Në mes po ndihet përvoja Onanës (ish-kapiteni i U-21 belg), Tielemans (27 vjeç, 70 ndeshje me kombëtaren), Karrasko (30 vjeç, 77) dhe Trosar (29 vjeç, 35 ndeshje), supozohet të çimentojnë klimën sociale dhe të nxisin shpirtin e ekipit.
SKEMAT – Siç tregoi edhe ndaj Rumanisë (2-0), skuadra belge është një përzierje e shpejtësisë dhe fuqisë atletike e rreshtuar, sipas nevojës, me 4-2-3-1 ose 3-4-1-2, teksa Franca nuk e ndryshon kurrë 4-3-3-shin e saj. Lukaku me 191 cm e tij përbën një pikë referimi teksa De Bryjne ofron perla të klasit botëror në kuptimin e lojës moderne, të ndershme, të pasimit të parë dhe kirurgjikal. Në korsi belgët janë po kaq mirë. Doku, dribluesi më i mirë në Europian ofron superioritet dhe asiste. Këtë profil thyes e kanë edhe bashkatdhetarët e tij Bakajoko dhe Lukebakio që i detyron kundërshtarët të mos i lënë shumë hapësirë.
PANORAMASPORT.AL