Gjermania do të ketë një ose dy ndryshime të detyruara në mbrojtje për ndeshjen e nesërme kundër Danimarkës, për 1/8 e finaleve të Euro 2024, por trajneri Julian Nagelsman mund të mos kufizohet me kaq. E sigurt në formacionin e skuadrës së vendit organizator është mungesa e mbrojtësit Jonatan Tah, i skualifikuar për shkak të dy kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të luaj Nico Schloterbek, i cili do të zhvillojë ndeshjen e parë si titullar pikërisht në stadiumin e tij, në Dortmund. Ndryshimi tjetër i detyruar varet nga gjendja e Antonio Rudiger. Mbrojtësi pësoi një dëmtim kundër Zvicrës dhe, nëse mungon, do të zëvendësohet nga Waldemar Anton i Shtutgartit. Zëvendësimi i dy qendërmbrojtësve nuk është një shqetësimi i vogël për ndeshjen e parë me eliminim direkt, ndaj mjekët e Gjermanisë kanë bërë gjithçka që Rudiger të jetë gati. Mbrojtësi i Real Madrid sot është stërvitur me skuadrën dhe nëse nuk ka ndonjë përkeqësim gjatë ditës së shtunë, ai do të jetë në fushë përballë Danimarkës. Ndryshimi tjetër pritet të jetë në sulm. Niklas Fylkrug është stërvitur gjatë gjithë kohës me titullarët dhe pritet të ketë startin e parë kundër danezëve. Ai ka shënuar dy gola pasi ka ardhur nga stoli, përfshirë edhe atë të barazimit me Zvicrën, në minutën e 92-të. Nuk është ende e sigurt se në vend të kujt do të luajë Fylkrug. Ai mund të zëvendësojë Kai Havertz në majën e sulmit, por një version tjetër është të luajnë së bashku. Nëse ndodh kjo, atëherë vendin në formacion do ta humbasë Florian Wirtz.