Pas një fillimi me një barazim pa gola kundër Kosta Rikës, Brazili arriti një fitore 4-1 ndaj Paraguait në Kupën e Amerikës, që e afron skuadrën në çerekfinale.
Në një ndeshje në stadiumin Allegiant, në Las Vegas, djemtë e Dorival Júnior përmirësuan performancën e tyre, me Vinícius Jr i cili shënoi dy gola dhe ishte më i miri në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.
Savinho, i ri në skuadër dhe Paqueta, i cili gjithashtu humbi një penallti, shënuan golat e tjerë.