Drejtori i kombëtareve gjermane, Rudi Fëler, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta.it”, në të cilën ka folur edhe për kombëtaren italiane, e cila pasi është e dyta në fazën e grupeve, nuk do të sfidojë Gjermaninë, por Zvicrën në 1/8.
Ja deklaratat e tij: “Unë besoj se skuadra e Spaletit ka treguar se di të rikthehet në këmbë edhe pas disfatës kundër Spanjës. Tani ne fillojmë përsëri nga e para dhe ‘Axurrët’ duhet të merren gjithmonë në konsideratë. Edhe Italia ka pasur disa përpjekje të dështuara kështu që ka edhe ekipe të tjera kombëtare që kanë luftuar, por në fund kanë arritur në 1/8.
Asgjë nuk ndodh rastësisht. Cilado kombëtare që e merr të mirëqenë mposhtjen e Italisë do të marrë faturë, dështimin”, përfundoi Fëler.
PANORAMASPORT.AL