Është padyshim faza më emocionuese e këtij Kampionati Evropian. Prej orës 18:00 së kësaj të shtune, “Helvetët” e Zvicrës do të sfidojnë “të Klatërit” e Italisë, në sfidën e parë, të fazës, së 1/16-ve, të Euro 2024, me “mitikun” e Berlinit, “Olympiastadion”, që do të presë këtë përballje të madhe, mes këtyre dy përfaqësuesve.
Sa i përket formacioneve, tekniku Murat Yakin i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-3, ku në portë është vendosur “gardiani” i Inter, Yann Sommer e para tij në mbrojtje Rodriguez, Akanji e Schar. Në krahët e mesfushës janë Rieder e Aebischer, me qendrën që mbulohet nga Freuler e kapiteni Granit Xhaka, ndërsa në sulm janë vendosur Dan Ndoye, Embolo e Vargas.
Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalletti i ka pozicionuar “Të Kaltërit” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë është vendosur “gardiani” Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Di Lorenzo e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Bastoni e Mancini. Mesfusha i është besuar treshes Cristante-Fagioli-Barella, ndërsa në sulm janë vendosur Chiesa, Scamacca dhe El Shaarawy. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: