Zvicra dhe Italia e hapin sot raundin e 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024, që po mbahet në Gjermani.
Zvicra e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë, sikurse Italia, e cila ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë.
Përballja e fundit mes Zvicrës dhe Italisë daton në muajin nëntor të vitit 2021, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, për shkak të kartonëve të verdhë te Zvicra mungon Silvan Widmer, kurse te Italia mungon mbrojtësi Riccardo Calafiori.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.