Suhareka, anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës, ka përforcuar radhët me një sulmues.
Patrick Da Costa ka përforcuar debutuesin që synon të jetë sa më lartë në renditje.
“Kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubit tonë me kontratë 2vjeçare me mundësi vazhdimi.
Futbollisti Portugez me nënshtetësi zvicerane vije nga kampionatet e Zvicrës ku karrierën e ka zhvilluar në skuadra si ; SV Höngg, FC Linth 04, FC Zurich e së fundmi SC YF Juventus.
27 vjeçari viteve të fundit vazhdimisht ishte shpallur futbollisti më i mirë në ligë duke shënuar shumë gola e dhuruar asiste për bashkëlojtarët ku vetëm edicionin e fundit nga 29 paraqitje shënoi plot 27 gola, një transferim tejet i rëndësishëm për klubin tonë”, njofton FC Suhareka.