Dashmir Elezi (19 vjeç) do të drejtojë sulmin e Besës së Dobërdollit në sezonin e ardhshëm në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Ky lajm i bujshëm dëshmon se debutuesi i elitës nuk po bën shaka.
Elezi sezonin e kaluar luajti për Lokomotivën e Zagrebit dhe dihet se ai është ‘fëmija’ i Shkëndijës dhe rekordmen në Kampionatin e Maqedonisë, pasi që debutoi me Shkëndijen vetëm në moshën 16 – vjeçare e një ditë dhe shënoi gol.
Me Elezin në sulm, skuadra e Aleksandër Tanevskit dhe do të fitojë cilësi, por ende nuk dihet nëse do të vijë si lojtar i huazuar apo me dokumente të lira”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportmedia”.