Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në kuadër të raundit të 1/16-tave në Euro 2024, u ndërpreh përkohësisht për shkak të një shkarkimi rrufesh si dhe shiut dhe breshërit të madh. Po luhej minuta e 34-të kur gjyqtari i bëri me shenjë lojtarëve që të largoheshin nga fusha, diçka e pazakontë në gara të këtij niveli, por që ka ndodhur edhe më parë më shumë se një herë madje.
E njëjta gjë i kishte ndodhur grupmoshave U19 të Spanjës në vitin 2011. Ishte një ndeshje e Kampionatit Evropian që zhvillohej në Rumani dhe ata po luanin ndaj Belgjikës. Gjyqtari kishte marrë vendimin që të ndërpresë ndeshjes pas më shumë se një çerek loje. Atë kohë Alvaro Morata shënonte gol, por belgët refuzuan të luajnë sërish dhe ndeshja u desh të riluhej nga minuta e parë të nesërmen.
Së fundmi, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për Mançester Sitin e Pep Guardiolës, i njëjti vendim ishte marrë. Në atë rast, në fazën e grupeve ndaj Borusia Mynshenglabah, ndeshja as nuk kishte nisur.
Situata të ngjashme ndodhin shumë shpesh në Amerikë. Për shembull, në më pak se një vit më parë, një ndeshje e ligës ekuadoriane mes Liga de Quito dhe Emelec kishte përjetuar fatin e njëjtë. Ndeshja ishte luajtur një ditë më vonë. E njëjta u aplikua edhe në ndeshjen Meksikë – Xhamajkë e luajtur në 2023 në kuadër të CONCACAF Nations League.
Edhe Real Madridi madje kishte vuajtur nga këto stuhi. Në vitin 2018, në parasezonin që zhvillohej në Amerikë në ndeshjen ndaj Romës dhe me Julen Lopeteguin në pankinë, ndeshja u desh të ndërpritej për shkak të rrezikut që i kanosej lojtarëve.