• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mos bëj ndonjë budallallëk” – Rooney paralajmëron super-yllin e Anglisë para ndeshjes me Sllovakinë

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia do të përballet me Sllovakinë për një vend në çerekfinale të Euro 2024, por Wayne Rooney ka paralajmëruar yllin e “Tre Luanëve”, Jude Bellingham që të mos lejojë nervozizmin e tij të “vlojë” në këtë përballje.

Anglia e përfundoi si lider Grupin C me dy barazime dhe një fitore për të siguruar kështu një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira dhe tani do të takohen me Sllovakinë e cila përfundoi e treta në Grupin E.

Të besuarit e Gareth Southgae nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre në Kampionatin Evropian deri më tani, duke marrë shumë kritika nga tifozët dhe gazetarët për taktikat, lojtarët që u përdorën dhe stilin e lojës.

Për shkak se përfunduan si lider të grupit, ekipi i Anglisë pati një short të favorshëm duke evituar kundërshtarët si Gjermania, Franca, Portugalia dhe Spanja.

Ish-reprezentuesi anglez i ka kërkuar Bellinghamit që të mos lejojë nervozizmin të vlojë dhe të mos lejojë veten që të bëjë ndonjë budallallëk.

“Tre ose katër herë në pjesën e parë ndaj Sllovenisë ai nuk mund ta fshehte nervozizmin e tij. Ai po shikonte përreth tek të tjerët duke i çuar krahët lart. Gjuha e trupit e çon një mesazh tek tifozët, bashkëlojtarët e tij dhe trajneri”, ka thënë Rooney.

“Unë kam qenë aty. E di saktësisht pozicionin në të cilin ndodhet ai. E kam gjetur veten shpeshherë në atë situatë gjatë kohës sa luaja me kombëtaren dhe në disa momente me ekipin. Unë vetëm shpresojë që nervozizmi të mos vlojë deri në atë pikë që ai të ndëshkohet me të kuq ose të bëjë ndonjë budallallëk dhe të lëndohet”, përfundoi ai.

Next Post

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot luajnë ndeshje futbolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.