Friday, 6. March 2026
Sport

Zbulimi i këtij Europiani tek Anglia, mbrojtësi Guehi: Gati për penalltitë, por Sllovakinë e mundim pa shkuar tek ato

GS 30/06/2024 2 Min. Lesezeit

Mark Guehi, zbulimi i Anglisë në zemër të mbrojtjes në këtë Europian, është optimist për sfidën e së dielës kundër Sllovakisë, ndërsa qendërmbrojtësi i Kristal Palasit tha për besimin në kampin e “tre luanëve”.f594e3b0-2be7-11ef-a4f8-e3466dc86230“Mendoj se ajo që ndërton besimin është bashkimi, performancat, fakti që nuk kemi humbur ende një ndeshje, gjë që është vërtet e rëndësishme. Mendoj gjithçka tjetër janë gjëra që nuk mund t’i kontrolloni vërtet. Sllovakët kanë disa lojtarë vërtet të mirë në ekipin e tyre, Lobotka është njëri që luan te Napoli. Unë mendoj se ata do të jenë një tjetër kundërshtar i vështirë, një sfidë e komplikuar, por është e rëndësishme që ne të jemi gati për këto sfida dhe të përballojmë çfarëdo intensiteti që ata do të sjellin”.

Ai u ndal të komentonte edhe aksidentin me biçikletë të shokut të skuadrës Entoni Gordon, i cili për pak sa nuk e privoi nga turneu sulmuesin e Njukasëllit.

“Unë në fakt isha duke folur me të, u ktheva dhe pashë një plagë të mëdha në mjekrën e tij, por ai është në rregull, ai është mirë. Merita e këtij grupi të bashkuar lojtarësh është e menaxherit, është meritë e lojtarëve të vjetër që kanë qenë këtu për kaq shumë kohë, për lejimin e lojtarëve si unë, të cilët nuk e kanë pasur atë përvojë në këtë nivel, duke na ndihmuar që të hyjmë dhe të ndihemi vetvetja”.

Anglia nuk ka një përvojë pozitive me penalltitë në turnetë e mëdha, por Guehi thotë se ata janë përgatitur për to.

“Po, kemi bërë shumë punë me penalltitë. Është e rëndësishme që të jemi gati. Ne i përgatisim gjithnjë ato në stërvitje. Ne nuk mendojmë se do të shkojmë tek ato të dielën, por nëse do të jetë nevoja do të jemi të mirëpërgatitur”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: