Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti bëri një parashikim para fillimit të Kampionatit Evropian dhe tashmë pas eliminimit të Italisë nga Zvicra është dëshmuar se ishte i saktë.
Italisë së Luciano Spallettit i duhej një gol në minutën e 98-të ndaj Kroacisë në fazën e grupeve për t’u kualifikuar direkt në fazën me eliminim aty ku u përballen me zviceranët të cilët ishin befasia e kësaj gare deri më tani.
Zvicra e dominoi ndeshjen ndaj “Azzurrëve” që nga minuta e parë ndërsa përpjekjet e tyre për gol u shpërblyen në pjesën e parë pasi Remo Freuler arriti të realizojë për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë “Helvetikët” e gjetën edhe golin e dytë me anë të Ruben Vargas i cili shënoi një gol shumë të bukur për 2-0 për ta çuar Italinë në shtëpi.
Ky rezultat ishte një zhgënjim i madh për Spallettin, por ndoshta nuk ka qenë një befasi për Ancelottin i cili dha n e tij për ekipin e Italisë para fillimit të garës.
Ish-trajneri i Milanit tha se lojtarëve iu mungon talenti dhe se iu duhet pak kohë për të garuar për tituj të këtij niveli.
“Unë nuk shoh ndonjë lojtarë të klasit botëror përveç Donnarummas në portë. Unë po flas për një gjeneratë si Pirlo, Totti dhe Del Piero. Duhet më shumë kohë”, ka thënë Ancelotti.
Italiani shtoi se tek Italia ka lojtarë kualitativ dhe sugjeroi se ekipi mund të kishte bërë më mirë.
“Në përgjithësi ekipi është i mirë por mund të bëjë edhe më mirë”, përfundoi ai.