Marek Hamshik, një nga ikonat e kombëtares sllovake, i tërhequr nga futbolli vetëm vitin e shkuar në moshën 35-vjeçare, ishte në fushë në ndeshjen që skuadra e tij luajti kundër Anglisë në 2016.
Ish-mesfushori i Napolit dhe zv/trajneri aktual i kombëtares beson në shanset e skuadrës së tij: “Futbolli është si shahu. Është një lojë copash, me diçka që ndodh në çdo moment. Dhe ju duhet të reagoni ndaj tij.
Ne nuk kemi nevojë për ndonjë motivim shtesë për një ndeshje të tillë. Ju po luani kundër një prej skuadrave më të mëdha në botë. Është një motivim i madh, siç është të dish se mund të arrijmë në çerekfinale për herë të parë në historinë tonë”.
PANORAMASPORT.AL