• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Do të rinovoj edhe më shumë Kombëtaren”, Spalletti: Italisë i mungojnë lojtarët e mëdhenj

01/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta u eleminuan më shpejt se çduhej nga ky kompeticion, por duket se në Kombëtaren e tyre nuk do të ketë ndryshime, të paktën sa i përket pankinës, me teknikun Luciano Spalletti, që do të vazhdojë të jetë tekniku i “Të Kaltërve” italianë, me objektivin e radhës që është rikthimi, në Kupën e Botës 2026, pas dy vitet mungesë në këtë kompeticion.

Konfirmimi erdhi nga Federata Italiane e Futbollit e më pas tekniku tha edhe disa fjalë për mediat, nga ku theksoi se do të vijojë të rinovojë skuadrën me më shumë emra të rinj se çka bërë deri tani, nga ku veçoi si një zbulim të ri edhe “shtatlartin” e prapavijës, Riccardo Calafiori.

“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin kombëtar dhe meqenëse do të qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen. Diçka kam bërë edhe unë gabim, jam përgjegjësi kryesor i këtij dështimi. Nuk arritëm të rriteshim e përmirësoheshim. Jemi kthyer në pikën zero pas humbjes me Zvicrën, por unë i kam idetë e qarta në lidhje me të ardhmen. E di mirë se çfarë duhet të bëj.

Është e vështirë të gjesh futbollistë të nivelit të Chiellini dhe Bonucci, por duke u dhënë hapësirë ​​dhe mundësi lojtarëve si Calafiori, mund të gjenden liderë të rinj.

Edhe unë jam i zhgënjyer nga ajo që shfaqëm ndaj Zvicrës.Sepse nuk pashë reagim, djemve u mungoi edhe zemërimi i duhur për të tilla takime. Humbjen e merituam edhe kundër Spanjës, por në 15 minutat e fundit mund ta barazonim atë sfidë. Përballë Zvicrës mungoi dëshira për të rikuperuar topa dhe për t’u bërë pjesë e dueleve ndaj kundërshtarëve. Duhet të thellohem në analizën përfundimtare që do të bëj”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al

Next Post

Në “Anfield” e kërkojnë me ngulm, Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.