• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

 Icardi i ‘hap rrugën’ Mirlind Dakut

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mirlind Daku është një nga lojtarët që po përflitet për t’u bashkuar me Galatasaray në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, me shumë mundësi do të largohet nga Rubin Kazan, për të nisur një aventurë të re në Superligën turke.

Por ajo ç’ka e pengon transferimin e Dakut te Galatasaray është Mauro Icardi, i cili luan në të njëjtin rol me shqiptarin. Por, gjithçka mund të ndryshojë dhe kjo falë një klubi arab, që i ka dërguar Icardit një ofertë zyrtare të parefuzueshme.

Al Qadsiah të cilët pak ditë më parë zyrtarizuan ish-mbrojtësin e Real Madrid, Nacho Fernandez, tashmë janë vënë pas Icardit. Një ofertë stratosferike me pagë rreth 25 milionë euro në sezon pritet që të tundojë argjentinasin për t’u larguar nga Europa.

Me largimin e Icardit nga Galatasaray, gjasat që Mirlind Daku të transferohej te gjigantët e Stambollit do të ishin shumë të larta, me argjentinasin që do t’i hapte rrugën këtij ‘operacioni’ të bujshëm për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Next Post

“Kemi prekur fundin”, Spalletti: E rinovoj unë këtë Itali, rinisemi nga Calafiori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.