Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës është zhvilluar në kushte shumë të pazakonta jo vetëm për faktin se u ndërpre nga një furtunë e jashtëzakonshme në pjesën e parë të saj. Sot është zbuluar se një person i maskuar ishte fshehur në tarracën e stadiumit, duke krijuar panik e dyshim edhe mbi vijimësinë e ndeshjes.
Mediat gjermane kanë zbuluar se ky person kishte hipur në skelat në tarracën e stadiumit gjatë ndeshjes, nuk dihet ende si, teksa mbante kapuç dhe një çantë në shpinë. Pasi ai u pikas në lartësi, policia iu afrua disa herë, por pa bërë të mundur largimin e tij.
Kjo situatë bëri që të shtyhej paksa edhe fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes, teksa u pa edhe gjyqtari Majkëll Oliver të mblidhte Shmajkëll dhe Gyndogan për të diskutuar situatën, duke parë të gjithë nga tarraca e stadiumit.