Nis pjesa e dytë në Arena AufSchalke(Gelsenkirchen), me anglezët në kërkim të golit të barazimit
Pjesa e parë është mbyllur me Anglinë në sulm, përpjekje dëshpëruese për të arritur te goli i barazimit, por sllovakët kanë rezistuar dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli, të shënuar nga Schranz 25′
44′ – Pavarësisht frazave të gjata të skuadrës së Southgate, Harry Kane ka prekur vetëm nëntë topa deri më tani, më pak se një e treta e çdo lojtari tjetër anglez.
42′ – Foden kërkon Trippier në thellësi, gjuajtja është e paarritshme.
35′ – Zotërimi i topit nga ana e Anglisë aktualisht është mbi 70%, por Sllovakia ka pasur të vetmen goditje në portë.
34′ – Anglia përpiqet të reagojë, por ende është e pasaktë, ka mungesë intensiteti në manovrim.
25′ – GOL! Angli-Sllovaki 0-1! Goli i Ivan Schranz! Topi i gjatë në kërkim të David Strelec, i cili punon me topin, duke e mbajtur aq sa duhet për të shërbyer për Schranz, i cili përshtatet në mënyrë të përsosur dhe mposht Pickford.
23′- Kane! Anglia e rrezikshme pas një faze të gjatë sulmuese. Trippier kroson nga e majta dhe sulmuesi i Bayern shfaqet i rrezikshëm me një gjuajtje me kokë.
20′ – Pavarësisht zotërimit të topit nga ana e Anglisë, është Sllovakia ajo që duket më e rrezikshme sa herë që e ka topin në këmbë.
13’ – Haraslin! Një tjetër sulm i shpejtë nga Sllovakia, ish-anësori i Sassuolos arrin në zonën e penalltisë së kundërshtarit me topin në këmbë, por gjuajtja e tij devijohet nga Guéhi, më pas Trippier e largon.
11’ – Anglia kërkon të hedhë vështrimin nga porta kundërshtare, pas një serie sulmesh të shpejta nga Sllovakia.
5’ – Menjëherë një kundërsulm sllovak, Hancko, nga distanca, provon mes një gjuajtje dhe një krosimi të ulët nga e majta, që përfundon paksa jashtë.
1’ – Sllovakët luajnë të parët topin
Në Gelsenkirchen, Anglia kërkon të rifitojë shkëlqimin e saj pas dy ndeshjeve të fundit nën standarde. Skuadra e Southgate përballet me Sllovakinë. Për anglezët, Mainoo nga minuta e parw pranë Rice. Calzona zgjedh Strelec si mesfushor sulmues.
ANGLI-SLLOVAKI
Anglia(4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane. Trajner. Southgate
Sllovakia (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Strelec, Haraslin. Trajner: Calzona