• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jamal-Uilliams, dy krahët e Spanjës regjistrojnë shifra fenomenale gjatë Europianit

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamin Jamal dhe Niko Uilliams janë që tani protagonistë absolutë të Spanjës dhe të futbollit europian. Edhe pse shumë të rinj në moshë, dy krahët e sulmit të iberikëve kanë treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe shifrat e regjistruara në Euro 2024 e vërtetojnë më së miri.

jamal uilliams

Jamal dha ndaj Gjeorgjisë asistin e tij të dytë në këtë turne, duke u bërë adoleshenti i parë që arrinte këtë shifër që kur e kishte bërë një gjë të tillë Kristiano Ronaldo në vitin 2004. Në anën tjetër, Uilliams ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit 3-1, duek u bërë lojtari i tretë më i ri në historinë e Spanjës pas Fabregas dhe Ferran Torres që shënonte në një Europian. Nëse Jamal tund rrjetën gjatë këtij turneu, rekordi do i shkojë atij.

Të dy krahët e sulmit ishin të jashtëzakonshëm në këtë sfidë ndaj Gjerogjisë dhe së bashku regjistruan 12 gjuajtje në portë, krijuan 9 raste shënimi, prekën topin 160 herë, kompletuan 96 nga 102 pasimet e tyre dhe tentuan 19 driblime.

Uilliams ishte që vendosi një rekord të ri, duke u bërë lojtari i parë që kur regjistrohen të dhënat në Kampionate Europiane, në vitin 1980, që shënon një gol, jep asist dhe kompleton 100% të pasimeve të tij (46/46) në një ndeshje si titullar. Gjermania (dhe kushdo tjetër) është e paralajmëruar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Spanja kalon në çerekfinale, eliminon Gjeorgjinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.