Tuesday, 5. May 2026
Sport

Xhaka: Forca e Zvicrës është shpirti i ekipit

GS 01/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Zvicrës ishte protagoniste e një evolucioni të mrekullueshëm në këtë Europian, krahasuar me rrugën që pati në kualifikueset për turne.

Një ditë pas fitores në 1/16 kundër Italisë, Granit Xhaka thotë se janë rritur si ekip dhe po luajnë me intensitet të madh, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne e filluam përgatitjen tonë me shumë pozitivitet dhe intensitet dhe fituam situatën në të cilën ndodhemi sot”.

“Forca jonë është shpirti i ekipit dhe kjo na sjell energji të madhe e cila deri më tani është përkthyer në rezultate të shkëlqyera”, tha ndër të tjera Xhaka për RSI.

Kujtojmë se Zvicra do të përballet me Anglinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

/GazetaBlic Sport

Teilen: