Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Francës dhe Belgjikës e cila po luhet në kuadër të fazë së 1/8 së fianles në Euro 2024.
Franca pati iniciativën pothuajse gjatë tërë kësaj pjese por duke mos arritur që të shënojë gol kjo falë mbrojtjes së ngjeshur të mbrojtjes së Belgjikës.
Rasti i parë në këtë pjesë të parë i takoi Belgjikës me Kevin De Bruyne, i cili në minutën e 24-të bëri një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit e cila u prit nga Mike Maignan.
Një mundësi të mirë shënimi Franca e pati përmes Marcus Thuram i cili me kokë nuk arriti ta gjejë portën pas krosimit fantastik të Jules Kounde.
Në çastet e fundit të pjesës së parë një rast e pati edhe Aurelien Tchouameni, por ylli i Real Madridit gjuajti mbi portë.
Mbetet të shihet se çfarë do të premtojë pjesa e dytë, por përzgjedhësi i Belgjikës, Dominic Tedesco e di se ekipi i tij nuk ia doli për asnjë çast ta rrezikojë seriozisht portën e “Gjelave” dhe kjo duhet të ndryshojë.