Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, u shpreh si më poshtë në fund të ndeshjes së fazës së 16-shes të EURO 2024 të fituar 1-0 kundër Belgjikës falë goditjes së tij të devijuar në fund nga Vertonghen.
“Kisha mundësinë të bëja një goditje krosuese dhe në fund topi shkoi në portë. Deschamps më kërkoi të hyja për të sjellë freski në fushë dhe për të krijuar disa veprime të rëndësishme falë shpejtësisë sime, mendoj se i shërbeva Francës këtë herë”, fjalët e tij për kanalet zyrtare të UEFA-s.