Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë në grupin C të vlefshme për Kupën e Amerikës.
Uruguaji ka mundur me shifrat minimale 1-0 Amerikën me golin e Olivera në të 66-ën.
Panamaja ka mposhtur Bolivinë me shifrat 3-1 duke u kualifikuar në fazën tjetër në vendin e dytë.
Goli i parë u shënua nga Fajardo ndërsa shifrat u barazuan në të 69-ën. Gerrero kaloi në avantazh Panamanë 10 minuta më vonë dhe në të minutat shtesë Janis vulos fitoren.
PANORAMASPORT.AL