Spanja mundi të kalonte me sukses Gje orgjinë 4-1 në Këln pas një paraqitje mbresëlënëse, veçanërisht në 45 minutat e dyta. Niko Uilliams dhe Lamine Jamal vallëzuan në shiun e Këlnit pas pushimit.Me ndeshjen e përmbysur në favor të “La Roja”-s, ata kanë kaluar mirë dhe kanë bërë të kënaqen tifozët, të cilët ndjejnë një lidhje shumë të veçantë me ta. Djemtë e “tik-tok”-ut, me një kërcim të vogël, i bënë nocionin e tyre klasik më të rinjve, pas golit të 3-1. Sulmuesi i Atletik Bilbaos është shkatërrues në fushë të hapur. Këtë e tregoi më së miri në golin e tretë të Spanjës, ku galopoi, dribloi mbrojtësin dhe shënoi një gol prej sulmuesi të madh. Në stolin e Spanjës, buzët e shokut të tij të skuadrës Vivian shprehnin qartësi: “Çfarë goli shënoi”. Niko dhe Lamine prishin balancat, sepse janë dy lojtarë që gjenerojnë shumë lojë.
Mes tyre, ata krijuan dhjetë raste (gjashtë për lojtarin e Barçës; katër për atë të Bilbaos) dhe dribluan rivalët e tyre deri në trembëdhjetë herë. Tifozët festojnë paraqitjen e tyre, sepse i kanë shtuar një rekord të ri një Kombëtareje që u bë e famshme në ditët e saj të lavdisë më të madhe me futbollin asociativ brenda saj. Loja argëtuese e Spanjës sugjeron rikthimin te anësorët driblues, një “specie e rrezikuar” sipas shumë ekspertëve me të cilën Spanja tashmë mund të mburret dhe që për shkak të moshës së lojtarëve është e ardhmja e tyre. Por edhe e tashmja. Ishte gjithashtu një mbrëmje shumë e veçantë për Niko Uilliams. Në tribunat e “Müngersdorfit” të vjetër ishte vëllai i tij Injaki. Dhe gjithashtu agjenti i tij, Feliks Tainta. Këto janë ditë të ngarkuara për sulmuesin 21- vjeçar, i cili ka rinovuar me Bilbaon, por me një klauzolë prej pak më pak se 60 milionë euro që e bën atë tërheqës për të gjithë “peshkaqenët” e mëdhenj të futbollit europian.
“Ia dhashë fanellën një tifozi të Bilbaos”, tha Niko kur u pyet se kujt ia kishte dhënë fanellën e ndeshjes. Një tundje me kokë për skuadrën që e rriti dhe që tani ka frikë se, nëse vazhdon të jetë tituj në shtyp, ai mund të fluturojë larg. Ndërkohë Lamine Jamal është larguar sërish pa arritur të shënojë golin e tij të parë në një Europian. Ishte shumë afër, por duket se e ka shtyrë për një herë tjetër. Ai pati deri në tre mundësi të tjera në të cilat ai rikrijoi shumë. Goli ishte mungesa e vetme, sepse për pjesën tjetër… Futbolli i tij është nga një dimension tjetër. Dhe të dy duan më shumë. Gjermania është e paralajmëruar. Edhe ata e dijnë. Mjafton të shikoni “Bild”-in: “Këta fëmijë janë të frikshëm”!
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL