Tuesday, 5. May 2026
Sport

Tirana prezanton sulmuesin 28-vjeçar

GS 02/07/2024 1 Min. Lesezeit

Tirana vazhdon të përforcohet në këtë merkato. Bardheblutë kanë prezantuar një tjetër lojtarë, këtë herë për repartin e sulmit.

Admir Bajroviq bëhet futbollisti më i ri i kryeqytetasve. 28-vjeçari ka firmosur me bardheblutë dhe në këtë mënyrë do të vihet nën urdhrat e Bledi Shkëmbit për sezonin e ri.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se sulmuesi suedez Admir Bajroviç është afrimi më i ri në skuadër!

Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur në skuadra të njohura në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18!

Klubi i Tiranës i uron Bajroviç mirëseardhje në kampionatin shqiptar dhe suksese me fanellën bardh’ e blu!”, shkruhet në postimin e bardhebluve.

Teilen: