• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Struga Trim Lum nuk ndalet

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Struga Trim Lum ka bërë një merkato të shkëlqyer, duke transferuar emra shumë të njohur për tregun tonë të futbollit. Kampionët e vendit gjatë ditës së sotme prezantuan mesfushorin e njohur difenziv, Stefan Spirovski, që me mjaft sukses vite me rradhë mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, njëjtë sikurse edhe Kire Ristevskin, që gjithashtu ka mbi 50 ndeshje të zhvilluara me fanellën e përfaqësues së vendit.

Që të dy erdhën nga rradhët e skuadrës së njohur qipriote të Ethnikos, ndërsa më parë kjo skuadër për vete kishte bërë edhe portierin boshnjak, Filip Dujmoviç, mbrojtësit e krahut Bojan Ilievski dhe japonezin Masaaki Takahara, si dhe dy mesfushorët Stefan Jeftovski dhe Arbi Vosha.

Ndërkohë informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Struga Trim Lum ka arritur akord edhe me portierin e Makedonija Gj.P, Hristijan Stevkovski.

25-vjeçari pas vetes numëron plotë 109 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu ka përvojë edhe nga ndeshjet europiane, aty ku kishte garuar me fanellën e Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër ka fituar edhe dy trofetë e vetëm gjatë karrierës, duke ngritur lartë Kupën e Maqedonisë.

Me angazhimin e Stevkovskit, gardiani boshnjak Dujmoviç do të ketë një konkurrent serioz, ndërsa kjo dëshmon edhe për punën e shkëlqyer që po bëjnë drejtuesit e Struga Trim Lum, që tashmë thuajse në çdo pozicion kanë punuar që të krijojnë një konkkurrencë të fortë, që me siguri se do të ishte në të mirë të skuadrës dhe trajnerit Osmani, që do të ketë më shumë zgjidhje gjatë garave europiane, por edhe ndeshjeve kampionale.

Next Post

Drejtori i kombëtares gjermane i trembet dyshes Williams-Yamal: Janë shumë të shpejtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.