Tuesday, 5. May 2026
Sport

​De Ligt i jep dritën e gjelbër transferimit te gjiganti i Premier Ligës

GS 02/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Matthijs de Ligt i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit te Manchester United, pas kontakteve të drejtpërdrejta me kampin e tij.

Kushtet personale tanimë nuk janë një problem, pasi agjenti i tij Pimenta po negocion vetëm me United, që është prioritet për lojtarin.

Ka mbetur vetëm të arrihet akordi mes United dhe Bayernit, ku të dy klubit janë në bisedime për strukturën e marrëveshjes.

Teilen: