Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lazio. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në vitin e fundit të kontratës, por mund të largohet që këtë verë për shkak se ka dalë jashtë planeve të trajnerit të ri.
E ardhmja e tij është mes 3 destinacioneve.
Në Serie A ka disa skuadra që janë të interesuara për 30-vjeçarin, ndërsa një tjetër opsion është edhe Turqia që po kthehet në ‘trend’ për futbollistët italian e shqiptarë.
Por, së fundmi ka dalë edhe pista e Arabisë Saudite që mund të kënaqë edhe kërkesat e lojtarit.
Hysaj ka një rrogë të majme prej 2 milionë euro dhe Lazio e ka të pamundur të vazhdojë me këto kushte, ndaj Lindja e Mesme duket idealja për Hysajn.