Claudio Marchisio ka përfunduar nën shënjestrën e ultrasve të Juventus, që nuk i kanë pritur mirë deklaratat e tij në një podcast ku ish-mesfushori u shpreh se tifozët e Torinos janë ata që bëjnë atmosferën në ndeshjet derbi ndaj bardhezinjve.
Ndër të tjera, Marchisio shtoi se tifozët e Juventus kanë një zemër të madhe, por jo aq të madhe sa tifozët e Romës.
Sigurisht, këto deklarata shkaktuan zemërim me disa prej tifozëve të Juventus që nxituan të shpalosnin një banderolë pranë Allianz Stadium, si dhe pranë një restoranti ku Marchisio është ortak.
Në banderolë shkruhej se Marchisio si lojtar ka qenë thjesht një “skllav” i drejtuesve, ndërsa tani që është i papunë është një hiç. Ndër të tjera me të madhe shkruhej; Marchisio, burrë m… Vetë Marchisio reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale, duke theksuar se tifozët e kaluan limitin.