Goli i tretë i shënuar nga Doni Malen ne ndeshjen mes Holandës dhe Rumanisë u parapri nga një episod i rrallë. Portieri rumun Nita humbi pozicionin në portë pasi vetëm pak sekonda më parë largoi një atlete të hedhur nga tifozët në fushë.
Pas episodit gazetarë dhe komentatorë të ndryshëm kanë komentuar me nota negative atë çfarë ndodhi duke fajësuar tifozët e Rumanisë. Nga pamjet vihet re qartë se të dy atletet erdhën nga sekotori ku ishin akomoduar tifozët e skuadrës, e cila u mund në shifrat 3-0.