Gratë e lojtarëve të kombëtares gjermane nuk lejohen të hyjnë në ambientet e ekipit kombëtar. Trajneri Julian Nagelsmann e mori vendimin pasi skuadra arriti në çerekfinale të Euro 2024.
Nagelsmann nuk dëshiron që lojtarët të shpërqendrohen. Lojtarët e Gjermanisë do të ndalohen të ftojnë gratë e tyre deri në fund të Euro 2024, raportoi Bild.
Sipas trajnerit të kombëtares, Julian Nagelsmann, takimet me bashkëshortedo t’i largojnë lojtarët nga përgatitja për ndeshjet vendimtare.
Gjermania do të luajë kundër Spanjës në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Ndeshja do të luhet të premten (5 korrik).
/GazetaBlic Sport/