Gazeta “Tuttosport” bën të ditur se Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e djathtë brazilian Yan Couto dhe mbrojtësin e majtë të Shqipërisë, Mario Mitaj.
Juventusi ka njoftuar tashmë nënshkrimin e Douglas Luiz nga Aston Villa dhe ka arritur marrëveshje për Khephren Thuram të Nice dhe Michele Di Gregorio të Monzas.
Teun Koopmeiners i Atalantas mbetet objektivi kryesor në mesfushën qendrore, por sipas “Tuttosport”, Cristiano Giuntoli do të përpiqet gjithashtu të forcojë departamentin e mbrojtjes.
Danilo dhe Andrea Cambiaso pritet të jenë mbrojtësit kryesorë në “Allianz Stadium” sezonin e ardhshëm, por “Zonja e Vjetër” kërkon rezerva të mundshme për mbrojtësit brazilian dhe italian.
Lexo po ashtuEuro 2024: Lajm i mirë për nikoqirin para ndeshjen me DanimarkënMe Giovanni Di Lorenzo që pritet të mbetet në Napoli pas emërimit të Antonio Contes, “Tuttosport” pretendon se gjiganti i Serie A tani ka vënë sytë te mbrojtësi i Manchester Cityt, Couto.
Mbrojtësi i djathtë brazilian do të kthehet në “Etihad Stadium” pas një huazimi dyvjeçar te Getafe, por ndërsa Juventus thuhet se është i gatshëm të diskutojë një marrëveshje huazimi, Manchester City e vlerëson 22-vjeçarin në 25 milionë euro.
Reprezentuesi shqiptar Mitaj, aktualisht nën kontratë me Lokomotiv Moskën, mund të jetë më i lirë pasi, sipas “Tuttosport”, mbrojtësi i majtë 20-vjeçar mund të largohet nga kryeqyteti rus për rreth 12 milionë euro./Lajmi.net