Italia u eliminua nga Zvicra në Europian dhe kritikat nuk kanë munguar për axurrët. Shefi i delegacionit të kombëtares, Xhanluixhi Bufon shprehet se nuk e di nëse do të vazhdojë detyrën e tij tek Italia ndërsa tha se nuk fshihet kurrë nga përgjegjësitë.
“Pas asaj që ndodhi, e sigurt është se një reflektim duhet ta bëjmë të gjithë. Nuk më pëlqeu ai eliminimi me Zvicrën dhe sidomos mënyra se si u eliminuam. Dhe, duke qenë një nga ata që nuk fshihem kurrë nga përgjegjësitë, më duket normale që edhe roli im në kombëtare të jetë në diskutim”, u shpreh Bufon.
PANORAMASPORT.AL