Ish-lojtari i kombëtares së Maqedonisë, Nexhmedin Memedi, i cili tashmë është menaxher futbolli, është kthyer të kujtojë ndeshjen e luajtur me Serbinë në Beograd, para gati tre dekada.
Memedi ka treguar se atë ndeshje nuk e harron kurrë. Ai, gjithashtu shprehet se nuk i harron kurrë sharjet.
“Ka qenë viti 1994 ose 1995. Me Serbinë luanim në Beograd. Unë isha i vetmi shqiptar në reprezentacionin e Maqedonisë.
Në një duel me Jokanoviqin unë pësova lëndim. Ma lidhën kokën me një fasho dhe kur u ktheva në fushë 30 mijë shikues bërtisnin: ‘Myte, myte shqiptarin’. Vetëm shpirti jem e di si e kam përjetuar”, tregon Memedi në emisionin “Goli i Europianit” në “Open-TV”.
“Pas ndeshjes një shok serb më kërkoi falje dhe një tjetër nga Maqedonia.
Të tjerë asnjë. Sikur thonin mirë e ka ky shqiptari ”, thotë mes tjerash Memedi.